Aksident komunikacioni në rrugën Tetovë-Jazhincë


Mbrëmë rreth orës 12 e 30 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhicë, në fshatin Neproshten, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura me targa të Tetovës: vetura e tipit ,,Fiat punto,, e drejtuar nga 31-vjeçari J.Q. nga fshati Leshkë dhe vetura e tipit ,,Opel Korsa,, të cilën e ka drejtuar personi A.A. 22-vjeçar nga Tetova.

Vozitësi i lënduar dhe bashkudhëtari nga vetura ,,Opel Korsa,, S.A. 30-vjeçar nga fshati Merovë, me anë të një veture tjetër janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore personi A.A. është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm ndërsa bashkudhëtari S.A. është lëshuar në shtëpi./PC

Baby Boo