Aksident i trefishtë në Fier, ndërron jetë gruaja shtatzënë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, teksa raportohet se një grua, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë.

Rreth orës 11:30 në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Majlinda Troka, 27 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz me targa AA 446 OP, një mjet Audi me targa AA 616 FN, si dhe një tjetër mjet tip Benz.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip Audi ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip Mercedes-Benz, ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë.

Në automjetin tip Audi bëhet e ditur se ishin 4 persona, ndërsa në Benz-in me targa AA 446 OP ka qenë një çift me dy fëmijë, ndërsa në mjetin tjetër tip Benz ka qenë vetëm shoferi.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që policia po ndihmon në lehtësimin e trafikut dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

Baby Boo