Aksident i rëndë në Tetovë, humb jetën një person


Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person nga përplasja kokë më kokë e dy veturave. Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës informoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 mes dy makinave, ndërsa goditja ka qenë fatale për shoferin e veturës të tipit BMW nga fshati Sellarc e Poshtme i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipet e zjarrfikëseve mbërritën menjëherë në terren, ndërsa policia po heton gjithçka në lidhje me aksidentin.

Baby Boo