Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset autobusi nga Maqedonia


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi. Një autobus nga Maqedonia i cili ka transportuar udhëtarë drejt Koapanikut në është përmbysur.

Nga aksidenti ka të lënduar. Siç njoftohet ka disa të lënduar prej të cilëve njëri më rëndë. Ekipet serbe të Ndihmës së Shpejtë menjëherë kanë dalë në terren për të transportuar të lënduarit në spitalet më të afërta.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në fazë rikonstruktim për më shumë se një muaj.

Baby Boo