Aksident i rëndë në Kumanovë


Në fshatin Llopat të Kumanovës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin lëndime të rënda ka marrë një 28 vjeçar.

“Më datë 19.09.2018 në ora 15 e 30 minuta në fshatin Llopat te vendi i quajtur “Varrezat Turke” ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës “Pezho” e drejtuar nga R.N.(42) nga fshati Llopat dhe motoçiklete e drejtuar nga I.M. (28) nga fshati Llopat.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë vozitësi i motoçikletës i cili është transferuar në Spitalin e Kumanovës. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer ekip nga SPB e Kumanovës”, njoftoi policia.

Baby Boo