Akil Gjakova vendos të dorëzohet në polici


Xhudisti kosovar Akil Gjakova pritet të dorëzohet në polici të Kosovës, kanë njoftuar nga Federata e Xhudos së Kosovës.

Gjakova pritet të dorëzohet në Policinë e Kosovës, pas kërkesës së tyre për arrestimin e tij.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona. Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e federatës

Xhudisti kosovar është shpallur në kërkim sot për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjakova dyshohet se ka kryer dhunë ndaj gruas së tij, Suela Muminoviq.

Baby Boo