Akademikët shqiptarë: S’ka dyshim që shqiptarët duhet të votojnë “për” në referendumin për emrin


Akademikët shqiptarët vlerësojnë që shqiptarët pa mëdyshje duhet që të dalin të votojnë “për” në referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni për t’u pranuar Marrëveshja me Greqinë me qëllim të anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan Portalb.mk.

Anëtarët shqiptarët të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Abdylmenaf Bexheti dhe Alajdin Abazi, në një prononcim për Portalb.mk, vlerësojnë që është interes strategjik që shqiptarët ta përkrahin referendumin e 30 shtatorit, për përkrahje të Marrëveshjes me Greqinë, e cila mes tjerash parasheh ndryshime kushtetuese dhe ndërrim të emrit të Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.


“Referendumi i paracaktuar për në fund të shtatorit është tematikë në specifikën e tij. Zgjidhja e kontestit me Greqinë, që mund të ketë shumë vërejtje, jo vetëm nga shqiptarët, duhet te shikohet si diçka që ka kontekstin e përcaktimeve strategjike për integrime Euro-Atlantike, që s’kanë qenë asnjëherë objekt i dilemave përcaktimore, posaçërisht për shqiptarët. Andaj, nuk duhet të krijohen mjegullime për gjëra kaq të kristalta. Jam thellë i bindur se posaçërisht shqiptarët, do të bëjnë përcaktim plebishitar për mbështetje të këtij përcaktimi”, vlerëson akademik Bexheti.

Sipas tij, përfitimet nga ky epilog janë shumëdimensionale, nga
l të natyrës politiko-demokratike e deri tek ato socio-ekonomike, ndërkaq nga ana tjetër, vetëm integrimi i vendit në NATO dhe BE do mund të ngadalësojë eksodin e popullatës që rrjedhë vazhdimisht drejt Perëndimit, jo vetëm për efekte financiare dhe materiale

I po të njëjtit mendim është edhe akademik Abazi i cili thotë se pa mëdyshje duhet që shqiptarët duhet të votojnë “për” në referendumin e 30 shtatorit.

“Besojmë se do të del diçka më mirë dhe s’kam mëdyshje që duhet të votohet “për në referendum” për marrëveshjen. Është për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësisë etnike. Disa mungesa që ka në Kushtetutë, por ato mund të shfrytëzohet rasti që kur të bëhen ndërrimet në kushtetutë të hapen edhe çështjet që kanë mbetur për gjysmë, duke filluar prej gjuhës e çështjet tjera. Partitë që insistojnë mund të diskutojnë, është dashur edhe më herët të hapet ajo çështje, por tash do të bëhet kur të vijë koha”, vlerëson për Portalb.mk akademik Abazi.
Portalb.mk, ka kontaktuar edhe me akademikun Izet Zeqiri për të marrë qëndrim, por i njëjti na ka thënë që nuk jep deklarata për çështje politike. Kemi tentuar disa herë që të kontaktojmë edhe me akademikun Luan Starova, megjithatë i njëjti s’ka qenë i kapshëm për redaksinë tonë.

Ndryshe, partitë në vend vetëm se e kanë filluar fushatën për referendumin. Të gjitha partitë shqiptare janë që të votohet “për”, me qëllim të interesit strategjik të Maqedonisë – anëtarësimi në NATO dhe BE. Fushatën do ta udhëheqin partitë në pushtet BDI dhe LSDM, bashkë me partnerët e koalicionit, ndërkaq partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA me kryetar BIlall Kasami dhe Aleanca për Shqiptarët, edhe pse e përkrahin referendumin do të zhvillojnë fushatë të veçantë.

Nga ana tjetër, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ende nuk ka një qëndrim të qartë për pjesëmarrjen në referendum. Janë kundër marrëveshjes, por ende nuk tregojnë nëse do të bëjnë fushatë që qytetarët të dalin të votojnë “kundër” në referendum ose ta bojkotojnë të njëjtin. Ata kanë deklaruar se do ta tregojnë qëndrimin e tyre më 10 shtator.

Në opinion gjithashtu është shfaqur një lëvizje për bojkotimin e referendumit, me qëllim që të pengohet arritja e censusit që është 50.1% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve. Në krye të kësaj Lëvizje qëndron partia pro-ruse “Maqedonia e Bashkuar”, me kryetar Janko Baçevin. Për bojkotim të referendumin është edhe një lëvizje tjetër paralele, në të cilën janë pjesëtarët e VMRO-DPMNE-së, duke përfshirë edhe deputetin aktual Antonio Milloshoski.

Baby Boo