VETËDORËZOHET NË POLICI VRASËSI I MARIO LESKËS


Vëtëdorëzohet në policinë greke vrasësi i 26 vjeçarit Mario Leska.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke.

Autori është një 27 vjeçar shqiptar i cili më datë 27 qershor, pra dy ditë më parë vrau me thikë 26 vjeçarin Leska. Ngjarja ndodhi në Peristeri të Greqisë.

Autori ka pohuar se e kreu krimin pas një zënke për motive personale me viktimën.

Tashmë ai do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes.

Baby Boo