Akademik Islami dhe profesor Ejupi padisin Baton Haxhiun

Akademiku Hivzi Islami dhe profesor doktor Arsim Ejupi, kanë bërë padi civile ndaj drejtorit të Klan Kosovës Baton Haxhiu dhe gazetarit të këtij televizioni, Fiton Dibrani.

Baby Boo Tinex

Përmes një komunikate për media, ata kanë bërë të ditur se këtë e kanë bërë për shkak të keqpërdorimit të të dhënave dhe fakteve nga librat e tyre shkencorë, për një storie televizive.

Njoftimi i tyre i plotë:

PADI CIVILE NDAJ GAZETARIT FITON DIBRANI DHE DREJTORIT TË “KLAN KOSOVËS” BATON HAXHIU

Më 5 shtator 2018, midis orës 21 dhe 21,30 në “Zonën B” të Baton Haxhiut u dha një kronikë me emrin “Demografia përballë ndryshimit të kufijve” nga gazetari Fiton Dibrani për “dobitë” apo “humbjet” e Kosovës nga shkëmbimi i territoreve. E njoftojmë opinionin se janë kepqëdorur të dhënat dhe faktet, të marra selektivisht nga librat tona shkencore dhe shkrimet e tjera, të bëra publike në dhjetra portale, gazeta dhe revista. Të dhënat, fragmentet dhe pasuset e tëra nga tekstet tona, të shkëputura mekanikisht nga konteksti, janë intonuar në funksion të qëllimeve politike të ideatorëve dhe mbështetësve të tyre për copëtimin e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që shkojnë vetëm në favor të Serbisë dhe qarqeve proserbe në Evropë dhe në botë.

Për keqpërdorimet dhe spekulimet me tekstet tona, ndaj gazetarit Dibrani dhe drejtorit të “Klan Kosovës” Haxhiu, e njoftojmë opinionin se paralajmërojmë padi civile në gjykatën kompetente për kompensimin e dëmit për shkak të përvetësimit të teksteve dhe keqpërdorimit të tyre, si dhe cënimit të së drejtës së autorit, sepse në asnjë rast nuk iu kanë referuar burimit.

Padisë i bashkangjiten të gjitha provat e duhura.

Hivzi ISLAMI Arsim EJUPI

Prishtinë, 7.09.2018.

Restorant Lumare