Akademi solemne në ITSHKSH me rastin e 110-vjetorit të çlirimit të Shkupit


Dimensioni shpirtër i Institutit tonë ka shumë rëndësi sepse artikulon amanetin e shenjtë të patriotëve tanë që Shkupi të vazhdojë të trajtohet si kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve, tha Prof.dr. Skender ASANI- drejtor I ITSHKSH

Me rastin e 110-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot organizoi Akademi solemne në të cilën morën pjesë pasardhësit e figurave të mëdha historike që e çliruan Shkupin më 1912.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se 110-vjetori i çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë është një ditë e veçantë të cilën e shënojmë çdo vit. Shkupi ishte kryeqendër e çështjes shqiptare dhe ky ka qenë synim i çdo patrioti shqiptar. Hasan Prishtinës i kishte rënë hisja ta rrumbullaksoj me 14 pikat e tij platformën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, tha Asani, që ishte akti i shpalljes së Pavarësisë në Shkup. Për këtë mision të shenjtë ai kishte mbështetje nga jugu e veriu si dhe nga patriotët tanë, përfshi edhe Ismail Qemalin. Por kjo nuk u jetësua. Pavarësia formalisht u shpall në Vlorë dhe u gjymtua në Londër. Gjeneratat e reja, vuri në dukje Asani, mbetën ta jetësojnë frymën e Hasan Prishtinës, dhe kjo u shtri nga gjeneta në gjeneratë, nga lëvizja në lëvizje, me ç’rast u hapën shumë procese dhe u organizuan rezistenca politike e ushtarake, siç ishin ato të vitit 1999 dhe 2001.
ITSHKSH po trason një amanet të të parëve që të veprojë në Shkup, në kyeqendrën shpirtërore të shqiptarëve, prandaj jo rastësisht e ka dimensionin shpirtëror, që të jetësojmë idealet e të parëve, duke bashkevepruar me aleatët tanë – SHBA, BE, nënvizoi Skender Asani.

Sipas tij, ky manifestim tradicional jep një orientim për gjeneratat e ardhshme që kombin ta kenë si amanet të shenjtë që duhet të kultivohet, duke kujtuar datat dhe figurat historike.
Drejtori Asani në fund të fjalës së tij shptrehu nevojën për një unitet dhe bashkim më të madh, duke mënjanuar ideologjitë dhe ndasitë krahinore. Sipas tij Shkupi para 110 viteve unifikoi shqiptarët, ndonëse edhe atëherë kishte dallime, por prijësit tanë i lanë anash ato.
Viti 2022 është prerje historik dhe duhet ti tregojmë botës se jemi serioz në punën tonë, sepse kjo shpie deri te unfikimi i qëndrimeve. Kjo ka rëndësi sepse në këtë mënyrë do të kemi mbështetje më të madhe nga miqtë tanë, tha Asani.
Duke marrë fjalën e rastit, Mehmet Prishtina, trashëgimtar familjar i Hasan Prsihtinës dhe bashkëpunëtor i jashtëm i ITSHKSH tha se në Shkup sërish po bashkohemi për të kujtuar 110 vjetorin e çlirimit nga kryengritësit shqiptarë. Nga këndvështrimi i sotëm, kjo ngjarje sa e lavdishme po aq edhe domethënëse, i bën bashkë aspiratat e së ardhmes dhe mësimet e së kaluarës. Shkupi jo rastësisht e pati peshën e vet në hartat gjeopolitike të të gjitha kohërave, kure sa i përket interesave tona kombëtare, ky qytet, që nga Dardania e lashtë e deri në ditët e sotme, nuk do ta kishte rëndësinë e vet sikur të mos lidhej ngusht me idetë dhe planet e ideologëve tanë që pikërisht Shkupi të bëhej piemont i shqiptarizmës. Por, rrjedha e ngjarjeve nganjëherë është më kokëfortë se aspiratat e popujve, andaj edhe Shkupi e humbi, pa dëshirën e shqiptarëve, shkëlqimin e dikurshëm. Por, kemi vërejtur se ky shkëlqim viteve të fundit ka filluar të kthehet sërish në horizontin e pritjeve, duke i vendosur disa nga copëzat e lavdisë së dikurshme në algoritmin e kërkesave aktuale për një Shkup ku fryma shqiptare po depërton sërish nëpër kapilarët e këtij qyteti me shumë lavdi, nënvizoi Prishtina.
Kryetari i, Komunitetit shqiptar në Selanik Luan Zyka, një nga zërat më artikulues të interesave të komunietit shqiptar atje, foli për rolin e mërgatës shqiptare në Selanik në senzibilizimin e çështjes shqiptare dhe vuri në dukej nevojën e unifikimit. Gjatë fjalës së tij ai foli për lidhjet kulturore në mes të shqiptarëve të Selanikut dhe shqiptarëve në atdhe. Ai tha se pret nga ITSHKSH në krye me drejtorin Skender Asani që të vazhdojë të ndriçojë nga shumë aspekte historike, diplomatike, gjeopolitike kryengritjet shqiptare që rezultuan me çlrimin e Shkupit para 110 viteve. Historia duhet të lirohet nga folklorizmi sepse, siç tha ai, kombit i shërben vetëm e vërteta. Miti i Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, duhet të bëhen pjesë e edukimit të brezave, tha Zyka

Ylber Sela, drejtor i Agjensisë për Zbatimin e Gjuhëve foli për dimensionin historik e aktual të Shkupit. Ai tha se duhet të kthehet në vetëdije ndenja për gjuhë dhe flamur. Kemi obligim që këtë ndjenjë ta shtrijmë gjithkund ku janë shqiptarët, nënvizoi Sela.
Ismet Jonuzi –Krosi, drejtori i Institutit “Josif Bageri” ndërlidhi amanetin e rilindasve tanë me optimizmin e ringjalljes së Shkupit, aty ku çështja shqiptare para 110 viteve ishte vendimtare për perspektivën tonë si komb.
Gazmend Boletini, nipi i Isa Boletini, tha se Shkupi në 110 vjetorin e çlirimit po frymon shqip në saje të angazhimit të shqiptarëve të këtushjëm. Ai tha se vjen nga Mitrovica një qytet verior i Kosovës, i cili vazhdon të përjetojë jehonën e trazirave e tensioneve që nxiten nga Serbia. Sipas tij nuk duhet të bihet në kurthat e Serbisë, por duhet të ndiqen porositë largapamëse të patriotëve tanë, të cilët hynë të pasur në revolucione dhe dolën të varfër, por na falën lirinë e shtrenjtë që sot po e gëzojmë sot.
Pas akademisë solemne u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh te shtatoret e viganëve Hasan Prishtina në Shkup dhe Isa Boletini në Saraj.

Baby Boo