Ai mori me qira një Ferrari të ri, dhe e ktheu të prishur

Las Vegas është një qytet që nuk fle kurrë, dhe festat nuk ndalen kurrë këtu. Përveç kur jeni duke vozitur Ferrarin e dikujt tjetër.
Kjo u provua në lëkurën e një “njeriut pa fat”, i cili vendosi të merrte me qira një Ferrari F8 Tributo të ri me mbi 700 kuaj fuqi.

Baby Boo

Në vend se ai personalisht ta kthente atë, sikurse që e mori vet, atë e ktheu një kompani përgjegjëse, sepse, ai thuhet se kishte pësuar një aksident të vogël kur goditi një shkëmb në rrugë.
Ata morën veturën dhe kur mbërritën në garazh dhe e ngritën atë mbi vinç, për të parë dëmet, skena nuk ishte aspak e bukur.

Dëmi është shumë më i gjerë se sa mendohej në fillim.
Edhe pse vetura me qira kushton 899 dollarë për katër orë, kjo do të jetë një festë shumë e shtrenjtë, të cilën ai do ta realizojë pasi të flasë me kompaninë e sigurimeve.