Hapet vendkalimi Rafah, në listën për evakuim janë edhe shtetas maqedonas që jetojnë në Gaza


Ministria e Punëve të Jashtme e mirëpret vendimin për hapjen e pikës kufitare Rafah, e cila mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë pesë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që së shpejti të realizohet e njëjta sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza që janë pjesë e këtë operacion.

Nëpërmjet komunikimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme është e përfshirë menjëherë dhe në mënyrë aktive në mënyrë aktive, me qëllim evakuimin e shpejtë dhe të sigurt të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Baby Boo