Ahmeti uron Ramën: Të uroj shëndet dhe mandat të mbarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti uron kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit shqiptar Edi Rama pas betimit të bërë në presidencë.
Kryetari Ahmeti me këtë rast e përgëzon kryeministrin Rama për një mandat të mbarë dhe shumë suksese për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Në vazhdim urimi i kryetarit Ahmeti drejtuar kryeministrit Rama:
I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
I dashur Edi,
Fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe mandati i fituar me votat e qytetarëve mori formën e vet përfaqësuese dhe përmbajtësore me përbërjen e re parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar.

Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plot suksese për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin.
Shqiptarët të dhanë besimin për t’ju prirë dhe për të vijuar me punën për ta bërë Shqipërinë europiane dhe unë nuk kam as të vetmin dyshim që do t’ia arrish.
Uroj edhe ministrat e sapozgjedhur të qeverisë me dëshirat më të sinqerta për suksese në mandatin