Ahmeti uron Abdixhikun, e siguron për partneritet me BDI-në


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në krye të LDK-së. Ai tha që Abdixhiku në BDI do të gjejë partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.

Postimi i plotë:
I nderuari Lumir,
Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e rradhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.
Gjithashtu, faleminderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat.

Baby Boo