Ahmeti: Tani është koha për vazhdimin e ëndrrave, koha për kryeministrin e parë shqiptarë


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka shpalosur sot idenë e tij që ka të bëj me postin e kryeministrit të vendit, duke nënvizuar se tani është koha për kryeministër shqiptarë.

“Tani është koha për vazhdim të ëndrrës. Për ëndrra më të mëdha, sepse erdhi koha për të arritur edhe më shumë. Maqedonia e Veriut është vendi ynë. Vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë, trashëgiminë, në ekonominë dhe në të ardhmen e vendit tonë. Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë! Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar se për këtë, duhet të bëhemi bashkë!

Ahmeti me këtë raste theksoi se kjo ide është më e madhe se çdo parti.

“Është koha për t’u bashkuar, koha për të vepruar përsëri së bashku. Kjo është një thirrje për të gjitha partitë shqiptare dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, për të mbështetur kauzën tonë, e cila është më e madhe se të gjithë ne”, deklaroi Ahmeti.

Baby Boo