Ademi nuk i pranon rezultatet nëse shqiptarët dalin më pak se 20%


Votimi i Ligjit për Regjistrimin e popullsisë mbetet pikëpyetje, pasi ende nuk po votohet në kuvend. Argumentet se pse po zvarritet hedhja e ligjit në votim i dhanë dy deputetët në Click Plus Halil Snopçe dhe Arbër Ademi.

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, tha se regjistrimi po ndeshet me shumë mistere, ndërkaq sipas tij dita e regjistrimit duhet të jetë ditë festive për qytetarët.
Halil Snopçe: “Regjistrimi duhet të jetë një ditë festive ku qytetari në mënyrë festive do të jep informata për veten, për pronën e tij, pra qytetari do të japë informata se është një faktor në këtë shtet, një subjekt”.

Deputeti i BDI-se Arbër Ademi tha se nëse nga regjistrimi i popullsisë, shqiptarët dalin më pak se 20%, BDI nuk do ta pranoj regjistrimin. Ai mes tjerash shpjegoi edhe risitë e Ligjit për regjistrim.
Halil Snopçe: Nëse shqiptarët dalin 19 % a do t’i pranosh rezultatet e regjistrimit ti?

Arbër Ademi: “19% ! Asnjëherë! Asnjëherë”.
Ademi, foli për disa të dhëna si ish ministër i Arsimit që ka të bëjë me numrin e nxënësve të regjistruar në vitin shkollor 2017/18.
Arbër Ademi: “A bën të jap vetëm një të dhënë ta ndaj me ju si ministër i Arsimit më ka interesuar se numri i nxënësve për vitin shkollor 2017/18, d.m.th 121 mijë e 272 maqedonas respektivisht 64,22%, ndërsa shqiptar 60,709 respektivisht 32,15%”.

Edhe sipas Snopçes shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë mbi 29%, ndërsa shtoi se nuk kanë besim në Entin Shtetëror për Statistika për të kryer regjistrimin.
Halil Snopçe: “Nëse i marrim të mirëqena të dhënat e 2002 ne mund të kemi dyshime, se dikujt mund mos t’i bëhet qejfi, dikush mund të thotë se jemi 35- 40%, por nëse merren të mirëqena të dhënat e vitit 2002 dhe nëse statistikisht i analizojmë lëvizjet e lindshmërisë dhe vdekshmërisë prej vitit 2003 deri në vitin 2019, unë ju garantoj se shqiptarët nuk janë më pak se 29 % janë mbi 29 %.”

Shumica prej 61 deputetësh assesi të bëhet në Kuvend. Disa deputetë të pozitës mungojnë sepse janë të infektuar ose në izolim. Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE është shprehur kundërt këtij ligji, ndërsa opozita shqiptare ka deklaruar hapur se do të votojë PRO.

Baby Boo