Ahmeti: “Ne bashkë arritëm t’ia dalim…”


Drejtori Gjeneral i FSSh-së Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka falenderuar të gjithë aktivistët e BDI-së për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë kësaj fushate zgjedhore. Ai ka thënë se bashkë arritëm t’ia dalim dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim, është partia fituese e raundit të parë të zgjedhjeve, për Këshill Komunal dhe për Kryetar Komune. Tetova është bastion i yni, ka thënë Ahmeti.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të BDI-së,
Ju falemnderit për punën e palodhshme brenda kësaj fushate zgjedhore.
NE bashkë arritëm t’ia dalim…
Bashkimi Demokratik për Integrim, është partia fituese e raundit të parë të zgjedhjeve, për Këshill Komunal dhe për Kryetar Komune,
Në raund të dytë vazhdojmë edhe më fuqishëm, për të dëshmuar, se Tetova është bastion i yni.
Ju falemnderit!

Baby Boo