Ahmeti: Na duhet fitore ndaj virusit, jo fitore në zgjedhje


Kryetari i BDl së, Ali Ahmeti ka thënë se zgjedhjet dhe fushata janë cështja e fundit në agjendën e prioriteteve dhe se beteja kundër virusit është në rend të parë.

Prioritet absolut i gjithësecilit prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik.

Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit.

Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje.

Me zgjedhjet dhe fushatën do të mirremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.

Ne jemi tërësisht të përkushtuar në adresimin e gjendjes me CoVid-19 dhe t’ju dalim në ndihmë qytetarëve, mjekëve dhe ekonomisë.

Shëndeti i pari!”, ka thënë Ahmeti.

Baby Boo