Ahmeti kundër prokurorit nga jashtë: S’jemi protektorat


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha sot nuk ka nevojë që në krye të Prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të vijë ndonjë prokurorë nga jashtë vendit.

“Vendi nuk ka nevojë që të huajzojë apo të shndërroj vetën në protektorat sepse në këtë fazë ku ndodhet vendi ynë gjërat dhe proceset kanë shkuar aq larg saqë ne jemi anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me BE-në dhe vendi ynë ka kapacitete që mirë të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në aspektin e legjislativit dhe ekzekutivit”, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me eurokomesarin Johanes Han. Ideja për prokuror nga BE doli nga ASH-ja.

Baby Boo