Ahmeti: BDI përqafon agjendën e gjelbër


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e shënimit të 19 vjetorit të partisë dhe me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore e Mjedisit shpalosi dhe platformën e re të partisë që ai udhëheq.
Ai me këtë rast ka thënë se agjenda e gjelbër nënkupton jetë cilësore, vende pune dhe zhvillim, në veçanti në periudhën pas pandemisë dhe ndikimit negativ të saj mbi ekonominë, vendet e punës, shëndetin dhe jetën në përgjithësi.

“Paratë e dedikuara në agjendën e gjelbër janë investim sepse mjedisi dhe ekonomia janë të ndërlidhura, janë investim mbi shëndetin publik, në mbrojtjen e ambientit, në çasjen në ujë dhe ajër të pastër, në pastrim të deponive, në reduktimin e emetimeve të gazrave, rrugë dhe hekurudhë cilësore, gazifikim dhe energji të gjelbër, ndikon edhe në cilësinë dhe rrjedhimisht edhe në kohëzgjatjen e jetës tonë, në shëndetin mendor, në parandalimin e ka tastrofave që do të kushtojnë shumë më tepër, shpesh edhe me jetë”, deklaroi Ahmeti.

Sot, ce*nimi i agjendës së gjelbër dhe ndotja e mjedisit jetësor është kërc*ënim ndaj sigurisë, siç është edhe ko*rrupsioni dhe kr*imi i organizuar, prandaj dhe qeveria, komunat dhe të gjitha institucionet tona duhet të bashkëngjiten dhe ne do të angazhohemi për këtë, të bëhemi lider rajonal dhe europian në politikat e agjendës së gjelbër.

B DI është e parti politike e zhvillimit dhe e vendeve të punës edhe atë tashmë përmes agjendës së gjelbër, B DI përveç se për barazinë, zhvillimin dhe frymën euroatlantike, kujdeset edhe për ajrin, për ujin, për tokën, për mjedisin e përbashkët si një nga parakushtet për zhvillim dhe jetë cilësore. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheqë.

“Ju që jeni këtu, anëtarët tanë, votuesit tanë, por jo vetëm, gati se edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë e njohin konsistencën tonë, qëndrueshmërinë e politikave tona dhe që të gjithë e dinë që atë që e themi edhe e realizojmë. Për 19 vite jemi shtyllë e stabilitetit, paqes, sigurisë, barazisë dhe vazhdimësisë dhe realizimit të ëndrrës euroatlantike. Nuk u lëkundëm nga qëllimet tona asnjëherë dhe për asnjë çmim”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu me këtë rast ka thënë se sot e tutje do të bëhemi edhe shtyllë e jetës së përbashkët dhe cilësore, ashtu siç i vëmë drynin Jugohromit si ndotës më i madh i Pollogut, apo siç e shndërruam Malin Sharr në park kombëtar.

Baby Boo