Agron Demiri nga LSDM-ja: Zhelinasit dhe gjithë fshatrat e komunës sonë janë pro konceptit europian dhe nuk duan regresin pas, andaj këtë gjë e ofron vetëm LSDM.


LSDM-ja sot ka qëndruar në Zhelinë të Tetovës ku ka mbajtur tubim për ti promovuar kandidatët e zonës 6 zgjedhore.

Agron Demiri i dyti në listë ka thënë:

Zhelina ime, bashkëvendas, aktivistë dhe përkrahës të konceptit pro Europës,
Sonte jam në kulminacionin e emocioneve, për arsye se jam në shtepinë time dhe kjo mikpritje më ngroh zemrën dhe më bën të mendoj akoma më shumë se çfarë mund të bëj për Ju. T’ju prezantoj programin në këto momente nuk do të përbënte sens, sepse ky nuk është takimi ynë i fundit, por një nder të shumtet qe do të realizojmë gjatë kësaj periudhe dhe në 4 vjeçarin fitues.
Më 24 prill dhe 8 maj, ju jepni verdiktin me votën se Zhelinasit dhe gjithë fshatrat e komunës sonë janë pro konceptit europian dhe nuk duan regresin pas. Andaj këtë gjë e ofron vetëm LSDM. Shihemi në takimet e rradhës gjatë ditëve në vijim, mos harroni të rrethoni numrin fitues, numrin 1, për të ardhmen e sigurt të vendit!
P.s Zhelina ka djalin e vet dhe nuk mbush lista zgjedhore😁

Baby Boo