Gjykimi për Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij do të nisë nga e para


Gjykata e Apelit rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë të dhënë nga Gjykata Penale e Shkupit për rastin “Lëndina” ku të akuzuar ishin gazetari Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan Pavlloviq.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska deklaroi se rasti do të rigjykohet.

“Është rrëzuar aktgjykimi. Nuk i di arsyet. Kanë nisur procedurat e veprimit, lënda kthehet në rigjykim dhe është dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë”, tha Dimçevska.

Aktgjykimi i shkallës së parë u dha nga gjyqtarja Marija Kletniçka-Markovska, e cila, së bashku me Këshillin Gjyqësor arritën në përfundimin se vëllezërit Pavloviç nuk kishin kryer vepër penale.

Aktgjykimi u shqiptua në korrik të vitit 2019 ndërsa në Apel u dërgua nga prokurorja e atëhershëm special, Katica Janeva. Prokuroria përfaqësohej nga prokuroja Elizabeta Josifovska.

Sipas aktakuzës, në periudhën korrik 2011 deri në janar të vitit 2013, të akuzuarit në Komunën e Zelenikovës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim kanë ndërtuar pa leje nga organet kompetente, në tokë që është në pronësi të tyre./Alsat

Baby Boo