Agjërim i dashur na pastro neve nga ndotja dhe infektimi i vetëdijes, mendjes, shpirtit dhe ndjenjave


Sihariqin më të madh që e sjell me vete ky muaj qëndron në mundësinë e pastrimit nga ndotjet dhe infektimet metafizike. Ndotja njëmbëdhjetë muajshe qëndron mbi ne, kjo ndytësirë nuk i ngjan njollosjes së duarve e as njollosjes së këmbëve. Ato i lanë dhe largohet ndotja. Kjo ndotje është ndotje zemre, ndotje mendje, ndotje intelekti, përskaj të gjithave është ndotje botëkuptimi.

Ndotja e vetëdijes është një sëmundje e pamëshirshme e shekullit. Njeriu që ka ndotë vetëdijen dhe zemrën, disi arrinë të infektohet me ate që dora i prek. E ndot fjalën, mendimin, ndjenjën. Nëse edhe Kur’anin e lexon me mendje të ndotur, infektimi i intelektit e godet edhe ate. Edhe sikur të bëjë adhurim, nuk e ndjen dot shijen e tij. Njëjtë sikur gjellën më të shijshme në botë ta vendosni në një enë të pistë.

Ndotja e vetëdijes dhe mendjes, shpirtit dhe ndjenjave nuk pastrohet dot aq lehtë sa edhe ndotja e ndonjë organi. Nuk mund të thuash se “e pastron dhe largohet.” Kjo ndotje është një mijë herë më e vështirë se çdo ndotje tjetër. Kur ndotja është shpirtërore, është e detyrueshme që edhe pastrimi dhe rikuperimi i saj të jetë shpirtëror.

Miq të dashur, ju uroj nga zemra muajin e ramazanit. Qoftë pastrues i ndotjeve shpirtërore dhe rikuperues i mbarë i karaktereve tona!?

Baby Boo