Agjencia e mediave: Vendimet për ndryshimet e Kodit zgjedhor, skandaloze


Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i dënon ndryshimet e miratuara në Kodin zgjedhor të sjella ditën e djeshme, me të cilat marketingu i paguar politik gjatë proceseve politike që deri më tani pjesëmarrësit në zgjedhje ua paguajnin mediave nga llogaritë e tyre, do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Financave.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor u sollën me procedurë të shkurtuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa pas marrëveshjes paraprake në takimin e liderëve të partive politike.

Nga ASHMAA theksojnë se shpenzimet për marketing të paguar politik dhe vëllimi i tyre nëpër media deri më tani ishin të kufizuar nga mundësitë financiare të subjekteve politike, ndërsa zgjidhja e re mundëson që ato të rriten sepse do të paguhen nga paratë e qytetarëve.

Në praktikën evropiane, thuhet në kumtesën e ASHMAA, ekzistojnë raste të izoluara për kompensimin e shpenzimeve të mediave nga buxhetet shtetërore gjatë zgjedhjeve, por për mediat të cilave u imponohen obligime për prezantim falas politik të pjesëmarrësve në zgjedhje, në kushte kur është i ndaluar marketingu i paguar politik, që ky nuk është rast në Republikën e Maqedonisë.

Sipas ASHMAA, dispozita e re për limite shtesë për marketing të paguar politik në radio dhe televizion, sërish nuk siguron kushte të barabarta për qasje deri tek marketingu i paguar politik për të gjithë pjesëmarrësit e pushtetit dhe nga opozita parlamentare dhe aspak nuk parasheh kohë për marketing për kandidatët e pavarur.

Përzierja në lirinë editoriale të mediave është zgjidhje ligjore me të cilën pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore do t’i përgatisin mediat për marketing të paguar politik, në vend të mediave, thuhet në kumtesën e ASHMAA.

Nga ASHMAA reagojnë se në vend që të fshihet obligimi për ndërhyrje të prezantimit mediatik në internet portalet pas indikacioneve dyvjeçare nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, sektorit civil dhe opinionit profesional, sepse është në kundërshtim me standardet evropiane, me obligimet e  ndryshuara për mbikëqyrjen e portaleve dhe imponohen tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Baby Boo