Agimi i Bamirësisë tanimë tradicionalisht organizon Sofrën e Ramazanit (VIDEO)


Për të gjashtin vit me rradhë pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit Shoqata
Humanitare “Agimi i Bamirësisë” organizon “Sofrën e Ramazanit” këtë aktivitet
human tanimë tradicional që këtë vit për dallim nga vitet e kaluara po organizohet
në një tjetër lokacion, përballë Universitetit të Tetovës pasiqë ky aktivitet është i
destinuar për studentët, dhe ata të cilët kanë nevojë ku për çdo natë organizohen
sofra të iftareve për më shumë se 100 studentë nga aktivistët e palodhshëm dhe
human të shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”.
Ekrem Rufati Kryetar i Shoqatës
Nga shoqata Agimi i Bamirësisë apelojnë deri tek të gjithë ato shoqata humanitare,
njerëz human që varësisht mundësive që kanë të participojnë, kontribojnë në
mbështetje të aktivitetit “Sofra e Ramazanit”, pasiqë numri i atyre që ushqimin e
iftarit e sigurojnë nga Shoqata Humanitare Agimi i Bamirësisë” nga dita në ditë po
rritet.
Nga shoqata “Agimi i Bamirësisë” kanë falenderuar publikisht të gjithë ata donator
të jashtëm dhe vendor të cilët kanë kontribuar me çfarë kanë pasur mundësi në
realizimin e shumë aktiviteteve humanitare që janë realizuar nga shoqata “Agimi i
bamirësisë” me këtë ata janë bërë pjesë e pandarë e vet shoqatës./TV KOHA/
Baby Boo