Suarez dhe Messi, sërish bashkë në një ekip. Detajet e kontratës së uruguajanit me Inter Miami


Inter Miami ka zyrtarizuar kontratën me sulmuesin uruguajan, ish-in e Barcelonës, Luis Suarez. Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, bëhet fjalë për një “martesë” 1-vjeçare, me opsion për një sezon tjetër shtesë.

Pasi pak ditë më parë thamë se negociatat po shkonin mirë, duke përfshirë zërat se cila mund të ishte kontrata që ai do të kishte me klubin e David Beckham, specialisti i njohur i merkatos Fabrizio Romano ka raportuar i pari se ka një marrëveshje verbale mes klubit të Miami dhe sulmuesit.

Luis Suarez ka mbyllur së bashku me Beckham dhe Leo Messin marrëveshjen (joformalisht) për të luajtur në MLS. “Luis Suarez tek Inter Miami, të gjithë janë gati për të firmosur dhe zyrtarizuar transferimin.

Kontrata është gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më parë. Kontratë 1-vjeçare për Suarez. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu opsionin për një sezon më shumë. Messi dhe Suarez, sërish bashkë”, – thuhet në “tweet”-in e gazetarit në fjalë.

Luis Suarez mund të plotësojë një nga tri vendet vakante të ekipit, të destinuara për lojtarët me paga mbi 651.000 dollarë, kufiri i vendosur më 2023. Sidoqoftë, ka formula të tjera që sulmuesi të mos e zërë atë vend dhe në vend të kësaj, mund ta kalojë atë limit. Për shembull, veç pagës, uruguajani pritet të ketë një lloj bonusi kontraktual.

Baby Boo