AFP: Dorëheqja e Zaevit sjellë pasiguri të re në skenën politike në Ballkan

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të japë dorëheqje pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale, shkruan AFP për zhvillimet e fundit në vend. “Paralajmërimi i befasishëm i Zaevit vendosi një pasiguri të re në skenën politike ballkanike, ku autokratët njihen për konsolidimin e pozitave të pushtetit dhe ku dorëheqjet vullnetare janë një gjë e rrallë”.

Në komentin, pjesë të të cilit transmeton BGNES, theksohet se në kushtet kur kryeministri Zaev ende nuk e ka shpallur datën e largimit, kur pasardhësi i tij nuk dihet dhe ka konfuzion të shtuar, partia opozitare VMRO-DPMNE propozon zgjedhje të shpejta parlamentare, duke pretenduar se vetëm nëpërmjet tyre do të sigurohet një lëvizje e qëndrueshme përpara.

Në tekst theksohet se Zaev u zgjodh kryeministër në vitin 2017, pas “10 viteve të qeverisjes së së djathtës të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, qeveria e të cilit u trondit nga skandali i madh i përgjimeve, të cilën e ekspozoi vetë Zaevi”.
“Paralajmërimi befasues i dorëheqjes dhe rezultateve të këqija të partisë së tij LSDM në zgjedhjet e fundjavës së kaluar, erdhi pas disa muajsh rënie të popullaritetit të kryeministrit, pasi ai luftoi për të mbajtur ekonomi normale të vendit të prekur nga pandemia e Kovid- 19 dhe në kushtet kur negociatat për anëtarësimin eventual (të vendit) në BE janë në ngecje”, vlerëson “Frans Pres”.

Agjencia thekson se pasi Zaevi paralajmëroi se planifikonte të jepte dorëheqjen, aleatët e tij politikë kërkuan nga ai ndryshimin e vendimit, duke e vlerësuar atë si të nxituar dhe duke kujtuar se koalicioni qeverisës i LSDM-së “me partinë më të madhe që përfaqëson pakicën etnike shqiptare ende ka shumicën në Kuvend”.

Baby Boo