Elon Musk trazon internetin me katër propozimet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Krimea i takon Rusisë…


Njeriu më i pasur në botë, biznesmeni amerikan Elon Musk, ka bërë katër propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por që nuk kanë kaluar qetësisht në internet.

I përfshirë në debatin e madh se si mund të arrihet paqja mes dy vendeve, mes propozimeve të Musk, renditen edhe ato që presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky i quan si vija të kuqe, çështje që nuk mund të bëhen pjesë e negociatave me Rusinë.

Sipas Musk, në krahinat e aneksuara me forcë dhe referendum fals nga Rusia, duhet të mbahet sërish referendum, këtë herë nën monitorimin e Kombeve të Bashkuara. “Rusia largohet nëse ky është vullneti i njerëzve”, shkruan ai.

Më tej Musk thotë se Krimea duhet të jetë pjesë e Rusisë, t’i kthehet furnizimi me ujë dhe Ukraina të ketë statusin e vendit neutral. Megjithatë propozimet e Musk i janë drejtuar miliona ndjekësve të tij në formë pyetjeje.

“Krimea formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).

-Furnizimi me ujë në Krime është i siguruar.

-Ukraina mbetet neutrale”, shkruan Musk në Twitter.

Baby Boo