Adriana Matoshi tregon arsyen se përse u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj


Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen saj të re, ndonëse prej vitesh ka qenë nënë beqare.
Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “Tete a Tete”, teksa ka folur për jetën dhe karrierën e saj profesionale.

E njëjta ka rrëfyer arsyen se përse u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Albert Sylejmani.
“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë”.

“E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë. E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, ka thënë mes tjerash Matoshi.
Adriana ndërkaq javë më parë zyrtarizoi lidhjen me djaloshin 21 vjeçar nga Afrika, Keith Groeneveld.

Baby Boo