Adriana habit me statusin në Facebook: “Këtu duhet të komentojnë racistat. Komentuesit më të rëndë ja qes ni kafe”


Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë nga çiftet më të përfolura.
Dallimet në moshë dhe prejardhja e futbollistit nga Afrika e Jugut bënë që lidhja e tyre të komentohet dhe sulmohet vazhdimisht nga komentuesit, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin që vazhdimisht të shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo, këto koment duken se i kanë ardhur në majë të hundës. Adriana ka bërë një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit i ka ftuar të gjithë racistët të komentojnë dhe të shfryhen një herë e mirë.

“Ketu duhet te komentojne vetem racistat! Villni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani. Komentuesit me te rande ja qes ni kafe!”, ka shkruar Adriana.

Baby Boo