Apasiev i frymezuar nga Sela bllokon ligjin per shtetësi


A është I koordinuar veprimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarit të Të Majtës Dimitar Apasiev, është pyetja që parashtrohet së fundmi. Kush i tha Apasievit se behet fjale per 70.000 shqiptare pa shtetesi? Kete e ka thene vete Sela qe tani te behet peng i bashkepunimit opozitar qe ka Sela-Gashi me Apasievin dhe VMRO. Ndërkaq tash, pas bisedimeve të kryeministrit Zaev dhe krerëve të opozitës shqiptare Sela dhe Gashi, nuk dihet nëse Apasiev do ti tërheq amandamentet të cilat I ka parashtruar kundër ligjit për shtetësi.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimi me liderët opozitarë shqiptarë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi ka njoftuar, se sot ka përafrim të madh të qëndrimeve dhe se, gjatë kësaj jave pritet finalizimi i tekstit ligjor dhe gjatë javës së ardhshme ndaj të njëjti do të deklarohet Kuvendi. “Mendoj se sot bëmë përparim serioz, sa i takon zgjidhjes së kësaj çështjes serioze. Analizat me të cilat hymë sot, në të cilat u panë detajet se sa qytetarë janë, sa ka prej atyre që kanë lindur këtu dhe jetojnë këtu, sa ka prej atyre që kanë arritur kurorë dhe janë kthyer prapa, kërkojnë shtetësi.

I dorëzuam të gjitha variantet dhe para se gjithash dominuan praktikat evropiane. Do të tregojë një shembull. Te ne shtetësia fitohet me 8 vjet, kurse ka shtete ku ka 5 dhe 10 vjet, 7 vjet, 9 vjet, dhe të ngjashme. Do të nxirret mesatarja dhe në bazë të asaj mesatare do të ecim para. Them se definitivisht kemi arritur përparim, qëllimi është që deri në fund të javës të formohet ligjërisht teksti dhe javën e ardhshme Kuvendi të deklarohet ndaj të njëjtit”, tha Zaevi,

Baby Boo