Adoleshenti britanik “rrëmben” 30 milionë dollarë nga loja Fortnite


Adoleshent britanik ka fituar 1.25 milion dollarë duke u renditur i dyti në Kupën e parë të lojërave elektronike “Fortnite” në Nju Jork. Jaden Ashman, 15 vjeç, që luan me emrin Wolfiez, u rendit i dyti së bashku me shokun e tij holandez Dave Jong, 21 vjeç, që u renditën më të mirët nga 250 milionë lojtarë në mbarë botën.

Por Ashman, i cili qe shoqëruar nga nëna e tij gjatë tërë kohës, duket se nuk e ka pasur vetëm hallin e lojës.

Nëna e saj pohoi se i biri ka përjetuar një “makth të dyfishtë” pasi ishte i detyruar nga familja që t’i kushtojë më shumë rëndësi mësimeve.

Megjithatë adoleshenti arriti të marrë plot 30 milion dollarë falë lojës që ai e luan në nivel eksperti. Sa i përket shpenzimit të parave, nëna e fituesit tha se djali i saj nuk qe materialist, dhe u shpreh e bindur se ai do t’i menaxhonte ato me mençuri

Baby Boo