“StopKorona”, aplikacion për detektimin e të infektuarve


Ministria e Shoqërisë informatike prezantoi aplikacioni për celular “Stop Korona”, me të cilin synohet ndalimi i shpërndarjes së koronavirusit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski tha se aplikacioni mund të instalohet në të gjitha telefonat dhe jep përgjigje të shpejtë për atë se me cilët persona i infektuari ka qenë në kontakt në 14 ditët e fundit. Mançevski tha se aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë së atyre që e përdorin atë pasi funksionon në bazë të kodeve anonime.

Ky aplikacion është i rëndësishëm edhe për vet përdoruesit e tij për shkak se informon për ekspozim të mundshëm të virusit, na ndihmon të mbrojmë shëndetin tonë dhe më të afërmve tonë. Tregon se jemi solidar në luftën me virusin, më shpejt ndërpritet zinxhiri i shpërndarjes së virusit. Që të arrijë aplikacioni qëllimin e tij duhet përdorim masiv nga të gjithë qytetarët. Apeloj deri tek gjithë qytetarët që në mënyrë sa më masive ta instalojnë aplikacionin. Me aplikacionin u ndihmojmë edhe punonjësve në shëndetësi që çdo ditë janë në vijën e parë të luftës”-tha Damjan Mansçevski, Ministër i Shoqërisë informatike.

Baby Boo