Administrata në burgjet e Maqedonisë në përqindje të madhe të trashëguar nga sistemi komunist, pa trajnime dhe shkollime adekuate


Të punësuarit në burgun e Tetovës janë gjithsej 36, ndërsa vlen të theksohet se 50% e tyre janë të trashëguar nga sistemi diktatoriale, të cilët janë punësuar me shkollim fillor ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer nga vendi i punës, 1/3 e tyre kanë kryer kurse pas ndërrimit të regjimit diktatoriale, ku len të kuptohet se kjo administratë ka trashëguar gjysmën e punonjësve dhe 2/3 e tyre janë me po të njëjtën mendësi, transmeton PaCensurë.

Edukatorët në burgun e Tetovës janë vetëm dy edukatorë, që do të thotë nga një në 50 të burgosur, ndërsa në burgun ndëshkues përmirësues për të mitur në Tetovë ka 10 të punësuar në 20 të burgosur. Që do të thotë nga 2 të dënuar për një edukatorë. Këtu shihet një diskriminim sa i përket numrit të edukatorëve u mes tjerash ato përveç se duhet të merren me të burgosurit, në mungesë të një administrate më efikase, kryejnë edhe një numër të madhe ë punëve të tjera shtesë e cila ju merr nga koha reale e tyre. Edukatoret e pranuara në burgun e Tetovës janë me profesion psikologe, mirëpo siç tregojnë të punësuarit e burgjeve, sa u përket edukatoreve si një person kyç dhe shumë i rëndësishëm për korrektimin e të burgosurve, ka edukatore të cilat kanë të kryer edhe shkencat matematikore ndërsa janë të punësuara për të ju ndihmuar të burgosurve që të dalin nga këto ambiente të izolimit të jenë qytetarë të rregullt, të penduar dhe të korrektuar, për të ndodhë i gjithë ky proces psikologjik që të dënuarit duhet të pendohen për veprën e kryer dhe në kohën që mbarojnë vuajtje e dënimit të jenë qytetarë të rregullt dhe të penduar.

E njëjta situatë është edhe në burgun e Idrizovës, ku ka një punonjëse sociale, një psikologe, një sociolog dhe njëzet e dy edukator të cilët janë në shërbim të numrit të stërngarkuar në burgun e Idrizovës. 2/3 e punonjësve përfshirë dhe gardianët janë të trashëguar nga sistemi komunist dhe siç shpjegojnë të punësuarit, u janë përmendur trajnime por nuk ju janë ofruar, të punësuarit thonë se ato vetë kanë kuptuar se duhet të ndryshohet qasja ndaj të burgosurve në një sistem demokratik.

Në raportin e CTP-së është cekur se nevojiten ndryshime të thella për trajtimin sfidave me të cilin ballafaqohen sistemet e burgjeve. “Mungesa e qasjes profesionale të menaxhimit, përqindja e ulët e personelit, si dhe mungesa e llogaridhënies dhe rregullave të qarta kanë qenë posaçërisht problematike. Në burgun e Idrizovës, që është burgu më i madh në vend, ka pasur disa pohime të besueshme për keqtrajtimin e të burgosurve nga personeli, ndërsa dhuna mes të burgosurve ka mbetur problem i dukshëm. Shumë të burgosur janë mbajtur në kushte të mjerueshme të jetesës, të mbingarkuar në mjedise që janë të rrënuara, të rrezikshme dhe johigjienike, ndërkohë që shumicës së të burgosurve nuk u janë ofruar aktivitete dhe kanë qenë të mbyllur në qelitë e tyre deri në 23 orë në ditë. Në pjesët tjera të burgut të Shkupit dhe në Tetovë, të burgosurit nuk kanë pasur aktivitete të organizuara dhe nëse ka pasur, ato kanë qenë më pak se një orë në ditë për ushtrime në mjedis të hapur.

Raporti i CPT-së gjithashtu e ka detajuar mbingarkesën dhe kushtet e këqija materiale në të cilat janë mbajtur personat e paraburgosur. Raporti ka qenë posaçërisht kritik për trajtimin e të miturve që mbahen në paraburgim, duke rekomanduar ndërmarrjen e veprimeve për t’u ofruar atyre aktivitete arsimore dhe rekreative, si dhe për t’u siguruar se asnjëherë nuk do të mbahen në gjendje de-fakto të izoluar. Autoritetet shtetërore kanë thënë se janë ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve, posaçërisht në Burgun e Idrizovës, përmes një kredie nga Banka zhvillimore e Këshillit të Evropës. Është miratuar një rregullore e re, synimi i së cilës është të ofrojë një sërë aktivitetesh për të gjithë të burgosurit, si dhe kërkesa ligjore për ushtrim ditor në ambient të hapur, në kohëzgjatje prej dy orëve.”

Me këto raste për të dënuarit duhet të kujdesen një grup profesionistësh të cilët do të riedukojnë, risocializojmë, korrektojnë dhe do t’i bëjnë të kuptojnë fajin e tyre dhe për të njëjtin të jenë të penduar, mirëpo ashtu siç është sot përfaqësimi i këtyre vendeve të punës dh mbingarkesa e të dënuarve, ky proces është tejet i vështirë. Numri i dyfishtë në burgjet e Maqedonisë shton tensionin dhe pamundësinë për të njëjtën.

Numri i të dënuarve të cilët rikthehen në burgje për herë të dytë është i madh, kështu pohojnë të punësuarit në burgun e Tetovës të cilët rigorozisht dëshirojnë që të jenë anonim, për shifra të sakta nuk mund të flasim, sepse për këtë pyetje nuk morëm përgjigje nga drejtorët e burgjeve. Mirëpo pasi në burgun e Tetovës janë për vepra të cilat janë me dënim më të ulët dhe janë vepra që mund të quhen më të lehta, kthimi në të njëjtat qeli është më i shpeshtë, që do të thotë një i dënuar për vjedhje pasi kryen dënimin, përsëri e përsërit të njëjtën.

Në burgje mungojnë edhe mjetet për rekreim ose për të ushtruar profesione të ndryshme të cilat do të mbushnin kohën e të dënuarve, në burgun e Idrizovës në një skaj të bodrumit gjenden disa makineri të vjetruara të cilat njashtu janë të trashëguara nga koha e komunizmit.

Raporti i vjetorë i Avokatit të Popullit Ixhet Memeti shkruan për këtë problematikë edhe atë : “Sistemi i risocializimit nuk funksionon dhe në pjesën më të madhe të institucioneve nuk ka punëtori të pajisura, në të cilat personat e paraburgosur dhe të dënuar do të angazhoheshin me punë. Procesi i arsimit nuk zbatohet në këto institucione e që rezulton me dukurinë e kthimit, përkatësisht recidivizmit. Trajtimi i grupeve vulnerabile është joadekuat dhe më së shpeshti të njëjtit janë të diskriminuar dhe pa ndihmën e nevojshme të institucioneve në të cilat personat janë privuar nga liria” shkruhet në raportin e A.P

Raporti i CTP-së raporton se “Është realizuar anketë me personelin e Burgut shtetëror në Idrizovë dhe Qendrës së paraburgimit Shuto Orizare në Shkup nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve e ministrisë së Drejtësisë. Sipas rezultateve, më tepër se gjysma e personelit kanë pasur pak ose aspak aftësi ose dituri profesionale për ligjet relevante. Në përgjigjet e tyre, sindikata e të punësuarve në burgun, është ankuar për mungesën e pajisjes dhe trajnimit adekuat, si dhe për mungesën e rëndë të personelit.”

Gjendja në burgjet e Maqedonisë edhe me ndërrimin e regjimit vazhdon të ngelë e njëjtë dhe me një numër të madh të problematikave./PaCensurë

Baby Boo