Ademi: Realizimi i projekteve infrastrukturore mbetet prioriteti ynë kryesorë


Nënkryetari i BDI-së, njëherë edhe deputet nga zona e Likovës, Arbër Ademi ka shoqëruar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi në përurimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për Komunën e Likovës. Ademi ka thënë se realizimi i projekteve të tilla mbetet prioriteti kryesorë.
Njoftimi i plotë:

Sot, në komunën e Likovës së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, ministrat Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri, zv/ministrin, Bekim Rexhepi, kolegun Berat Ajdari dhe me mikun tim, kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifin.

Asfaltimi i përfunduar i rrugës lokale në fshatin Hotël, investim prej 190.000 eurove. Fillim i punimeve për realizimin e projektit për rekonstruimin e rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të restoranit Freskia, projekt për të cilin janë ndarë 795.000 euro. Realizimi i projekteve të tilla mbetet prioriteti ynë kryesorë.

Baby Boo