Ademi: Kryeministri shqiptar, premtim i mbajtur (VIDEO)


Shefi i grupit parlamentar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka folur rreth agjendës së re të kësaj partie të propozuar nga Ahmeti po edhe për premtimet e tjera të dhëna nga kjo parti.
Ai tha se kryetari Ahmeti po edhe B DI-ja i ka realizuar të gjitha premtimet që i ka dhënë elektoratit, duke filluar premtimi për kryeministër shqiptar, krye-parlamentari shqiptar e të gjitha premtimet tjera.

Kur u ndal tek kryeministri, Ademi tha se, kryeministri aktual e ka pranuar se në 100 ditët e fundit të Qeverisë me propozim të B DI-së, kryeministri do të jetë shqiptar.
Në deklaratën e tij, Ademi tha se në kohën e ministrit Duraku është mbyllur një nga ndotësit më të mëdhenj në vend siç është “Jugohromi”, e tash në kohën e Nuredinit, Sharri është shpallur park nacional.

Baby Boo