Ademi: Grupi etnik maqedonas është si pacienti i sëmurë psiqik


Analisti Visar Ademi në emision debatues sonte ka vlerësuar rezultatet nga referendumi, shkruan Fakte. Ai ka thënë se grupi etnik maqedonas është si një “pacient i sëmurë psiqik”, i cili ka fobi se gjithçka duan t’i marrin atij.

Ademi ka thënë se shqiptarët duhet ta shërojnë këtë “të sëmurë psiqik”. Ai gjithashtu është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por se duhet “kryeministri Zaev ta merr nga brenda kalanë e VMRO-së”./FAKTE

Baby Boo