Kërcënime të drejtpërdrejta i bëhen të punësuarit të KSHZ-së


Janë regjistruar presionet e para drejt anëtarëve të KSHZ-së. Sipas Netpres personi i cili është i angazhuar në kabinetin e Kryetarit gjatë ditës së djeshme ka paraqitur në polici se në rrjetin e tij social në facebook ka marrë kërcënime direkte, transmeton Portalb.mk.

Në mesazhin e dërguar shkruhet “ do e ndjesh lapsin në sy, shumë gjëra të këqija do të ndodhin nga e premtja. Fshihu në epruvetë. Koka e nënës tende mund të fluturon larg”.

Rasti është paraqitur në komunën e Kumanovës, pasi që e personi i kërcënuar përveç angazhimit në KSHZ është edhe këshilltarë në këtë komunë.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse janë gjetur apo arrestuar kërcënuesit.

Baby Boo