Ademi: Gjuha boshnjake do të jetë zyrtare në arsimin fillor në Maqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp njoftoi se gjuha boshnjake nga shtatori i këtij viti do të jetë zyrtare në shkollat fillore në Maqedoni.

Baby Boo

Ai tha sa ka nënshkruar planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar dhe janë përkthyer edhe librat për klasën e parë në gjuhën boshnjake.

“Siç është njoftuar opinioni gjuha boshnjake, bëhet pjesë e mësimit të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, prej vitit shkollor 2018/19. Për këtë qëllim tashmë kam nënshkruar planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar, ku janë përkthyer planet mësimore aktuale për lëndët për klasën e parë dhe është përpiluar plani mësimor për lëndën gjuha boshnjake, si lënë e re”, tha mes tjerash Ademi.

Ai gjithashtu shtoi se është hapur edhe konkursi për përpilimin e tekstit shkollor për klasën e parë për gjuhën boshnjake.

Restorant Lumare