Ademi: “ASH-ja po poshtërohet në Qytetin e Shkupit – Shqiptarët për herë të parë asnjë drejtori në kryeqytet” (VIDEO)


Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të Aleancës Shqiptarët (ASH), të cilën edhe një herë e ka quajtur “patericë” të VMRO-së dhe Levicës. Duke folur për pozitën e kësaj partie në Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Kumanovës, ku ASH-ja u bë pjesë e pushtetit lokal pas zgjedhjeve vendore, Ademi tha se kjo parti po i poshtëron kuadrot e saj për shkak të pafuqisë politike.

“Prej vitit 2001 nuk ka ndodhur që në Qytetin e Shkupit të mos ketë drejtor shqiptar. Tani Qyteti i Shkupit ka mbetur pa asnjë drejtor shqiptar. Që të jetë ironia më e madhe, drejtori i shkarkuar tani është pjesë e kabinetit të drejtoreshës së re, po thuhet në media se është bërë shef i kabinetit të saj”, u shpreh mes tjerash Ademi.

Baby Boo