Action Bronson: Kosovë unë po vij, kjo është për gjyshërit e mi


Ky i fundit, përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar ardhjen e tij në Prishtinë.

“Festivali Sunny Hill në Kosovë, unë jam duke ardhur 10000 për qind. Kosovë dhe Shkup, s’do ta humbisja për asgjë në botë. kjo është për gjyshërit e mi, Arslan dhe Alije Asllani, 11 gusht 2018”, shkruan ndër të tjerash Bronson.

Me këtë ai ka lënë të kuptohet se po çon në vend ëndrrën e gjyshërve të tij, të cilët ia ka lënë amanet që të mos i harrojë rrënjët e veta.

Foto: Getty Images

Në videon e hedhur në InstaStory, Action shihet duke bërë ushtrime, çka tregon se i është futur punës që të jetë sa më energjik për ditën që do të vijë në Kosovë.

Ai do të performojë në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun Gërmia, në Prishtinë, teksa për të gjithë ata që duan bileta, mund t’i gjejnë ato në faqen zyrtare të Sunny Hill.

 

Baby Boo