Acarimi i marrëdhënieve/ Edhe Turqia kërcënon Amerikën


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se sanksionet e SHBA “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Ai e dënoi “qëndrimin agresiv” të SHBA dhe kërkoi tërheqjen e “vendimit të gabuar”.

Ndërkohë, Sekretari i SHBA për marrëdhëniet me jashtë, Mike Pompeo sipas të dhënave të tij do të takohet javën e ardhshme me ministrin e jashtëm turk Cavusoglu.

Të mërkurën, SHBA vendosi sanksione kundër ministrit turk të Drejtësisë Abdulhamit Gül dhe ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu, sepse i shohin ata si përgjegjës për ndalimin dhe arrestimin e priftit amerikan Andrew Brunson.

Vitin e kaluar, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pati propozuar që Brunsoni të shkëmbehet me predikuesin që jeton në SHBA në mërgim Fetullah Gylen.

Lëvizjen e tij Turqia e bën përgjegjëse për tentativën për puç në qershor 2016. Gylen e ka hedhur poshtë këtë. Qeveria e SHBA e refuzon shkëmbimin.

Ministri i Brendshëm Soylu bëri të ditur se Gylenin do ta “marrin” nga SHBA. Brunsonin e arrestuan në tetor 2016 për spiunazh si dhe mbështetje të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde PKK dhe të lëvizjes Gylen.

Pas bërjes së ditur të sanksioneve të SHBA, monedha turke Lira humbi 1,6 përqind të vlerës së saj. Po të ashpërsohet kriza, presioni ndaj monedhës turke mund të shtohet. Ajo ka muaj që po e humbet vlerën.

Baby Boo