Erdogan premton rritjen e pagave në sektorin publik pas zgjedhjeve


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punëtorët e punësuar në sektorin publik do të rritet me 45% në 15,000 lira turke, rreth 770 dollarë, siç raporton Anadolu.

“Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje kolektive, ne po rrisim pagat me 45%, duke përfshirë pjesën e mirëqenies, duke rritur kështu pagën minimale të punonjësve publikë në 15,000 lira”, tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të punojë për rritjen e pagave minimale për nëpunësit civilë dhe rritjen e pensioneve. Në 14 Maj mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi.

Baby Boo