Abazi: Jemi të hapur për koalicion me LDK-në vetëm nëse kthehet Vjosa Osmani në krye


Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se mund të krijojnë koalicion me LDK’në nëse Vjosa Osmani vendoset në krye të kësaj partie.
Abazi tha se Qeveria nuk do të mbetet peng për Listën Serbe si dhe nuk do të bëjnë kompromise me ta.
“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye” , tha Abazi në një intervistë për EuroNews.
Ai tha se votuesit të VV’ja kanë parë një koncept të ri politik, që mbron interesat e shtetit.

“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat”, shprehet ai

“Nëse Gjermania për të arritur në interesin nacional për problemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tone, thotë ai.
Abazi po ashtu tha se Mini-Shengeni është i vdekur.
“Minshengeni është i vdekur se nuk ka peshë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar asnjë gjë në Kosovë”, u shpreh Abazi.

Baby Boo