A po vepron LSDM-ja ngjashëm sikur VMRO-DPMNE-ja kur ishte në pushtet?


A po vepron LSDM-ja ngjashëm sikur VMRO-DPMNE-ja kur ishte në pushtet? Veprimet e fundit të partisë në pushtet si konferencat para selisë së oponentit politik, videot propagandistike në media dhe rrjete sociale dhe kërkesat për falje publike, ngjasojnë me veprimet e të djathtës kur ndaj opozitës kishte nisur fushatë të zezë. Së fundi LSDM-ja ka ngulur këmbë në faljen publike të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të cilin shpalosi dokumente zyrtare rreth të ardhurave të tij sa ishte këshilltar i kryeministrit. Madje në rrjetet sociale po qarkullon edhe video propaganduese ku Mickoski shpallet gënjeshtar dhe mashtrues.

Por LSDM-ja nuk e pranon një gjë të tillë. Socialdemokratët vlerësojnë se kjo që bëjnë është në interes të qytetarëve.

Një ndër vlerat themelore dhe që e karakterizon subjektin që unë i takoj është pikërisht se e themi vetëm të vërtetën – deklaroi Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.

A nuk ju duket pak se po veproni sikur VMRO-DPMNE-ja kur ishte në opozitë?

Absolutisht nuk vlerësoj se veprojmë si VMRO-ja në pushtet. Si politikan jemi të detyruar të flasim të vërtetën para qytetarëve – tha Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.

Ekspertët vlerësojnë se LSDM-ja veprimet e tilla i bën për t’u mbrojtur nga sulmet e opozitës dhe jo vetëm. Sipas tyre, kjo bëhet edhe për të mbuluar mos realizimin e programit qeveritar por edhe për të ruajtur rejtingun.

Këto hapa që ndërmerren nga LSDM-ja janë në funksion të vetëmbrojtjes dhe arsyetimit të politikës së këtij subjekti e cila brenda Qeverisë po realizon një program të caktuar dhe normalisht jo me ritmin që ishte i pritshëm nga qytetarët – deklaroi Sefer Tahiri, Profesor.

Nuk me befason fakti që Qeveria aktuale shfrytëzon teknika si të pushtetit kaluar, në kuptim për të ruajtur rejtingun. Më shumë më duket si taktikë për politikë komunikuese se sa rrugëtim drejt asaj për t’u bërë autoritare sa ishte Qeveria e kaluar – tha Petar Arsovski, PR ekspert.

Kopjimi i veprimeve nuk ka mbetur vetëm në nivel partiak. Vonesat nëpër takime ka filluar t’i aplikoj edhe kryeministri Zaev ashtu siç vonohej ish kryeministri Nikolla Gruevski pothuajse në çdo ngjarje. Në promovimin e një investimi të jashtëm në Shkup ditë më parë, Zaev u vonua për plot 1 orë e orë e 45 minuta./Alsat

Baby Boo