A po ju “shesin” profesorët nxënësve punimet seminarike!

Së fundmi në portalin <Pa Censurë> nga burime anonime janë dënoncuar raste, ku profesorë të gjimnazit në Tetovë, keqpërdorin pozitën e tyre, duke i detyruar nxënësit që punimin seminarik, të cilin duhet ta paraqesin para komisionit në vitin e katërt, ta marrin të gatshëm nga profesori i lëndës, me kundërvlerë para. Pasi vazhduam të hulumtojmë këto denoncime, në biseda jozyrtare, ka emra të  njohur të profesorëve të cilët e realizojnë të njëjtën. I pyetur nga portali <Pa Censurë> zv. Drejtori i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë Daut Arifi tha: “Ne nuk kemi informata se një gjë e tillë, është duke ndodhur në këtë shkollë. Mirëpo pasi që është denoncuar ky problem, do ta shqyrtojmë të njëjtin” Informata për keqpërdorime të këtilla na arritën edhe për gjimnazin e “Pance Popovski” në Gostivar. Pasi kontaktuam me drejtorin e gjimnazit Xhezi Kamberi, i njëjti u prononcua se nuk ka njohuri për keqpërdorime te tilla, menjëherë me shërbimin e tij profesional morrën masa duke i anketuar të gjithë maturantët për këtë temë.

Baby Shop Charli

Në përgjigjet e ankesave rezulton se maturantët nuk kanë denoncuar keqpërdorime të këtillë. Nxënësit e vitit të katërt, për të mbaruar vitin shkollorë, duhet të dorëzojnë në një nga lëndët që ato do të përcaktohen edhe një punim seminarik, rezulton që me këtë punim seminarik , disa profesorë janë munduar të bëjnë keqpërdorime. I inkurajojmë nxënësit që të vazhdojnë të na shkrujnë për rastë të këtilla. T’i denoncojmë publikisht, si dhe të merren masa disiplinore për profesorët e këtillë!

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors