A përhapet COVID-19 nga pështyma në det?


Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur rreth pushimeve verore  në bregdet gjatë situatës në të cilën ndodhemi për shkak të COVID-19 Në një intervistë televizive në ABC News, ai u shpreh se virusi nuk mund të merret nëse dikush pështyn në ujin e detit.

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit

Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit.  Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur”, tha Pipero.

Baby Boo