A është Haki Gecaj prokurori i ri që do t’i hetojë veteranët?


Mirëpo kryeprokurori nuk tregoi se cili prokuror e ka marrë rastin.

Express, mëson se favorit për ta udhëhequr këtë proces është prokurori special, Haki Gecaj. Ky fundit as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar këtë lajm.

I pyetur nëse i njëjti do ta udhëheqë lëndën që e la në gjysmë Blakaj, ai ka hezituar që të përgjigjet. Mirëpo Gecaj as nuk e ka mohuar e as nuk e pohuar lajmin se ka marrë besimin për ta udhëhequr këtë lëndë.

“Unë nuk ju përgjigjem në këtë pyetje. Nuk ju them as po e as jo”, i ka thënë shkurt prokurori Gecaj.

E ndërkohë rreth emrit të prokurorit të ri ka hezituar që të flasë edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi. Ai ka thënë se kjo gjë do të dihet brenda 10 ditësh.

“Ne kemi vendosur që deri sa të kryhet aktakuza të mos flasim për emrin e prokurorit. Ne dëshirojmë të kemi një proces transparent. Por për emra është vendosur që të mos flitet. Pas 10-ditëve do të dihet se kush është prokurori”, i ka thënë gazetës kryeprokurori Aleksandër Lumezi. As ky i fundit nuk e ka mohuar e as pohuar pyetjen nëse prokurori special Haki Gecaj do të merret me lëndën e Blakajt.

Prokurori tashme i dorëhequr Elez Blakaj kishte dorëzuar aktakuzën më 11 korrik, te shefi i tij Reshat Millaku, por Lumezi sot tha se prokurori i ri do te merret me plotësimin e saj dhe procedimin e mëtejm në gjykatë siç kërkohet me ligj.

Baby Boo