Rreth 160 kilogramë kokainë me vlerë 10 milionë euro janë sekuestruar nga policia e Maqedonisë dhe Greqisë


Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë janë sekuestruar nga policia maqedonase dhe ajo greke në një aksion në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane, përcjell “A1on”.

Vlera e kokainës llogaritet në më shumë se 10 milionë euro.

Është shkatërruar një grup i madh i organizuar kriminal, i ndjekur për një kohë të gjatë, ndërsa janë arrestuar disa shtetas të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmon se një aksion i madh është duke u zhvilluar, por detajet do t’i njoftojë pasi të përfundojë aksioni plotësisht.

Baby Boo