A e kanë marrë mjekët dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19?


Infektologu Arben Vishaj në një konferencë për media deklaroi se në Klinikën Infektive punëtorët shëndetësorë iu kanë përgjigjur vaksinimit ndaj COVID19.

“Këto rekomandime janë në dobi të shëndetit tonë. Unë nuk e di që ka ndonjë rast nga punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar të vaksinohen.”, tha ndër tjerash ai.Ai shtoi se çdo pacient që ka simtpomatologjinë e gripit duhet të lajmërohet te mjeku familjar e pastaj aty adresohen në vendet përkatëse.

Me datë 20 të këtij muaji janë diagnostikuar nëntë pacientë me Omicron në Kosovë. Mirëpo aktualisht nuk ka pacientë të shtruar me Omicron, por janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe që kanë mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

https://fb.watch/aaHw5zQQQ5/

Baby Boo